Showbiz

SHOKON Livia: Kur isha 4-vjeç një i afërm i familjes tentoi të më pë*rdhunojë

Shkruar nga Liberale

SHOKON Livia: Kur isha 4-vjeç një i afërm i familjes tentoi

Livia ka bërë një deklaratë që i ka tronditur të gjithë. Banorja ka rrëfyer një ngjarje të ndodhur kur ishte vetëm 4 vjeç, ku një person i afërt i familjes ka tentuar ta përdhunojë atë.

Livia tregon se e mbyllte shpesh në dhomë me pretekstin se po i tregonte një përrallë dhe është përpjekur ta prekë dhe puthë në mënyra të papërshtatshme.

Livia ka shpjeguar se atëherë, si fëmijë, nuk e kishte kuptuar plotësisht atë që po ndodhte, por shumë vite më vonë, pasi dëgjoi një histori të ngjashme, kujtimet e ngjarjes iu rikthyen dhe ishte prekur emocionalisht, duke shpërthyer në lot.

Ajo ka theksuar se deri në atë moment, çdo herë që e shihte atë person apo dëgjonte emrin, ndiente një neveri të pashpjeguar

Ajo tha se nëna e saj, së bashku me të, e kishte mësuar për këtë ngjarje disa vite më parë, tani që ajo është e rritur dhe sigurisht ishte tronditur shumë.

Ky rrëfim ka shkaktuar një reagim të fortë dhe ka lënë të gjithë të pranishmit të habitur dhe të emocionuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH