Showbiz

SHËN VALENTINI/ Ja urimet dhe dhuratat që morën VIP-at shqiptarë nga partnerët e tyre, ndër to dhe Luana Vjollca

Shkruar nga Albana Cenaj

SHËN VALENTINI/ Ja urimet dhe dhuratat që morën VIP-at

 

Në ditën e Shen Valentinit, çiftet e showbizit shqiptar festuan në mënyra të ndryshme, duke shfaqur dashurinë e tyre në rrjete sociale dhe në media.

Në rrjetet sociale, ata ndanë foto dhe mesazhe të ndjera, lule dhe dhurata për të treguar dashurinë e tyre publikisht. Në këtë ditë të veçantë, çiftet e showbizit shqiptar bënë çdo gjë për të shfaqur dashurinë e tyre për njëri-tjetrin dhe për të frymëzuar fansat me historitë e tyre të dashurisë. Kishte dhe nga ata të cilët të qenurit me statusin 'single' i bën një vetes dhe 

 

Ja dedikimet dhe dhuratat që morën disa nga VIP-at shqiptarë.

 

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj ka publikuar një foto ku shfaqet me partneren e saj, Miriam Cani ku kjo e fundit shfaqet me fustan nusërie. Skënderaj krahas fotos së postuar ka bërë një dedikim ku ka shkruar: "Jeta me ty është çdo ditë një "Shën Valentin"

 

 

Ndërkohë Miriami në llogarinë e saj "Instagram" postoi një story ku çifti shfaqeshin në vitin 2007."Gëzuar dashuria e jetës time. Të dua më shumë se gjithçka tjetër. Faleminderit që edhe pas 17 vitesh di se sitë më bësh të lumtur çdo ditë. Ti je arsyeja e rrahjeve të mia", ka shkruar ajo krahas fotos.

 

SHËN VALENTINI/ Ja urimet dhe dhuratat që morën VIP-at

 

Kujtojmë që çifti i njohur pas 12 viteve lidhje, kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre më 7 maj 2019.

Një çift tjetër mjaft i njohur për publikun nuk mund të mungonin pa bërë një urim për njëri-tjetrin. Shoqëruar me një foto mjaft të bukur kur Sara Hoxha dhe Ledion Liço kanë bërë martesën e tyre, kanë shkruar "Dita e Shën Valentinit" shoqëruar me një emoji tipik dashurie.

 

 

"Ehhhhhh Vlashent Sata për çdo Shën Valentin shton 5 kile". Ky ishte postimi që bëri moderatorja e njohur, Dojna Mema bashëshortit të saj në këtë ditë të veçantë. 

Kujtojmë që Dojna dhe Vlashenti kanë vite që janë të lidhur së bashku. Ata janë njohur fal një interviste, që Mema i realizoi këngëtarit.

 

SHËN VALENTINI/ Ja urimet dhe dhuratat që morën VIP-at

 

Aktorja shqipatare, Almeda Abazi gjithashtu është bërë aktive në këtë ditë. Nëpërmjet rrjeteve të saj sociale ajo shkroi: "Shën Valentini im i përjetshëm".

Kujtojmë që ish-Miss shqipëria Almeda Abazi, e cila prej vitesh është e martuar me Tolgahan Sayisman.

 

 

Reperja e njohur shqiptaro-gjermane, Loredana Zefi po ashtu ka uruar partnerin e saj Karim Adeyemi me një video ku përmbledh momentet e tyre më të ëmbla të lidhjes.

“Mendoj se ti meriton më tepër se një këngë për Shën Valentin”, shkruan ajo në videon e postuar.

 

 

Prej vitesh me humorin e tij, së fundmi edhe me pjesëmarrjen në “BBV”, Elvis Pupa është një nga personazhet më të dashur për publikun.Pas nuk mbetet as partnerja e tij, Belina Pupa e cila ka një dashuri të pashtershme për aktorin e njohur. Në Ditën e Dashurisë çifiti i njohur shfaqen buzë detit, me pamje të jashtëzakonshme, ushqim dhe dashuri për njëri-tjetrin. 

Me dedikimin "Në ditën tonë të Shën Valentinit", e ka shoqëruar aktori videon e postuar në Instagram.

 

 

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të pëlqyer në showbiz gjithashtu. Që prej nisjes së romancës brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe deri më tani dyshja i kanë treguar publikut dashurinë e madhe që kanë për njëri- tjetrin.

Ajo çfarë i gëzoi më tepër në këtë ditë të shënuar të dashurisë ishte djali i tyre.

Në foton e postuar nga moderatorja, shfaqen ky i fundit dhe Dj Dagzi. "Flluskat e Shën Valentinit", e ka shoqëruar ajo.

 

 

"Një tufë e madhe me karafila të kuq". Mesa duket Eduart Grishaj në këtë Shën Valentin ka vendosur që dashurinë që ka ndaj Arbana Osmanit ta tregojë kështu. Këtë na e ka zbuluar moderatorja e njohur përmes llogarisë së saj në "Istagram". Nuk dihet nëse çifti i njohur do ta festojnë ditën e dashurisë në ambiente luksoze apo në shtëpinë e tyre.

 

SHËN VALENTINI/ Ja urimet dhe dhuratat që morën VIP-at

 

Nuk mund të qëndronte pa bërë një dedikim të rëndësishëm në ditën e të dashuruarve dhe Luana Vjollca.

"Gëzuar Shën Valentinin dashuria ime, të dua pafund... nuk ka si ti.
Sa më shume rritem, aq më shume di të të dua.
Teksa të shoh si përpiqesh çdo ditë e lufton e nuk ndalon, jam aq krenare për ty...
Të premtoj që do të të dua edhe në ditët e tua më të këqija, do kujdesem për ty siç kam bërë përherë kur të gjithë kanë menduar që ti je në ditët e tua më të mira.
Ta du shpirtin e dhembshur që ke për këdo, ta du mendjen jo djallzore që ke, ta du faktin që e mira te kushdo të inspiron dhe te keqen sja uron askujt... dhe lutem që këto virtyte mos ti ndryshosh kurrë pavarësisht sa ligësi të rrethon.
Ti dua sytë e mëdhejnë dhe të qeshuren tënde se të dyja e pasqyrojnë qartazi shpirtin tënd, dhe për në fund ta dua shumë dhe trupin.
Boll tashi se e teprova :)"

Ky është postimi që ka bërë moderatorja e njohur në story e cila zgjoi shumë diskutime nëse ajo është në një lidhje dashurie apo jo.

 

SHËN VALENTINI/ Ja urimet dhe dhuratat që morën VIP-at

Për ta shuar këtë kureshtje duket se Vjollca i ka vënë pikën dhe ka treguar se e  gjitha kjo dashuri në këtë ditë është për veten e saj.

"Për veten time", shkroi ajo.

 

SHËN VALENTINI/ Ja urimet dhe dhuratat që morën VIP-at

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH