Sport

Shevchenko sjell një revolucion në futboll, referët ukrainas do të kalojnë përmes detektorit të gënjeshtrave

Shkruar nga Liberale

Shevchenko sjell një revolucion në futboll, referët ukrainas do

Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Shevchenko vendosi të fusë një rregull të ri në futbollin ukrainas me qëllim që kampionati të bëhet sa më i rregullt.

Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, Shevchenko vendosi të prezantojë një detektor gënjeshtre për gjyqtarët në kampionatin ukrainas.

Sipas raportimeve, Shevchenko është në favor që gjyqtarët ukrainas të zgjidhen rastësisht një ose dy herë në sezon dhe t’i nënshtrohen testeve, ashtu siç ndodh aktualisht me kontrollin e dopingut.

“Ne duam të dimë se cilët gjyqtarë janë dhe cilët nuk janë për këtë punë”, deklaroi legjenda e futbollit.

Ideja e tij u mbështet nga Katerina Monzul, kryetarja e Komisionit të Gjyqtarëve në Ukrainë dhe nuk ka dyshim se këtë ide revolucionare do ta shohim në fuqi tashmë sezonin e ardhshëm. 

Poll
SHQIPENGLISH