Showbiz

Shawn Mendes hap zemrën dhe flet për ish-partneren: Ajo më ka mësuar se çfarë do të thotë dashuria

Shkruar nga Liberale

Shawn Mendes hap zemrën dhe flet për ish-partneren: Ajo më ka

Artisti i njohur Shawn Mendes ka folur për marrëdhënien me ish-partneren e tij, Camila Cabello.

Dyshja kanë qenë në një lidhje që nga viti 2019, kur bashkëpunuan për këngën Senorita. Edhe pse u ndanë dy vite më vonë, ata ende ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë.

Në një intervistë me New York Times, Shawn Mendes iu referua Camila Cabello, duke thënë se e shqetëson atë që “njerëzit mendojnë se janë kthyer kundër njëri-tjetrit”.

“Ne ende flasim për muzikën dhe tema të tjera të rëndësishme. Më shqetëson që ende mendojnë se jemi kundër njëri-tjetrit, është e çuditshme”, tha ai.

Ai më pas shtoi: “Më bën nervoz edhe kur flas për këtë. Por sinqerisht, nëse diçka do të më ndodhte mua apo familjes sime, ajo do të ishte personi i parë që do të telefonoja”.

Së fundi, ai tha për lidhjen e tyre: “Marrëdhënia jonë më ka mësuar se çfarë do të thotë dashuri”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH