Showbiz

Sharon Stone me syrin e nxirë, çfarë ka ndodhur me yllin e Hollywood?

Shkruar nga Liberale

Sharon Stone me syrin e nxirë, çfarë ka ndodhur me yllin e

Sharon Stone, aktorja ikonë e njohur për rolet e saj në filma si “Basic Instinct” dhe “Catwoman“, është shfaqur me syrin e nxirë

Aktorja 66-vjeçare tregoi në një postim në Instagram se ishte dëmtuar në sy gjatë një udhëtimi në Turqi, çka ngjalli disa shqetësime tek fansat e saj.

Në postimin e parë, Sharon Stone shkroi: “Ky udhëtim ka qenë i vështirë“. Natyrisht, ndjekësit e saj shprehën shpejt shqetësimet e tyre dhe aktorja u detyrua të jepte një shpjegim më të detajuar.

E di që jeni të gjithë të shqetësuar se si e dëmtova syrin, kështu që mendova t’jua shpjegoja”, tha ajo. “Kam qenë në kaq shumë hotele, në kaq shumë vende saqë u ngrita në mes të natës për të urinuar dhe nuk e dija se ku isha, dhe godita fytyrën në mermer.”

Stone nxitoi t’i siguronte ndjekësit se “askush nuk më bëri asgjë, dhe po, unë jam mirë dhe po kaloj shumë mirë“.

Sharon Stone me syrin e nxirë, çfarë ka ndodhur me yllin e

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH