Showbiz

"S’e dija që ishte fatale", Celine Dion rrëfehet për kohën kur merrte doza të larta Valiumi

Shkruar nga Liberale

"S’e dija që ishte fatale", Celine Dion rrëfehet

Celine Dion ka treguar se ka konsumuar doza të mëdha ilaçi për të lehtësuar spazmat muskulare që të mund të performonte.

56-vjeçarja ka rrëfyer se merrte diazepam ose siç e njohim, Valium, për të relaksuar të gjithë trupin por nuk ia kishte idenë pasojave. Varësia nga ilaçi i parapriu diagnozës së saj me ‘sindromën e njeriut të ngurtë’.


Në intervistën e saj të parë pas diagnostikimit, Dion tha se trupi i saj u mësua me mjekimin dhe i ndiente simptomat çdo 20 minuta kështu që nisi të rriste dozën.

“Nuk e dija, sinqerisht se mund të ishte fatale”, tha ajo për NBC Today. “Para një performance për shembull, merrja 20 mg Valium dhe thjesht kur shkoja nga dhoma e zhveshjes në prapaskenë, efekti ishte zhdukur. Mësohesh me të, nuk funksionon”.

Këngëtarja shtoi se merrte rreth 90 mg në ditë, dozë që mund të të vrasë, por me ndihmën e mjekëve arriti që të luftonte varësinë ndaj mjekimeve, sidomos atyre “të këqija”. Kjo ndodhi gjatë pandemisë së Covid-it. “Ndalova gjithçka sepse ndaloi së funksionuari”.

Pavarësisht diagnozës së saj që kufizon lëvizjen e muskujve, Dion është e vendosur që t’i rikthehet këndimit sepse “i mungon”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH