Një nga grupet më të famshme të muzikës rock, ‘Scorpions’, do të rikthehet në Shqipëri pas plot 23 vitesh nga koncerti i fundit që mbajtën në Tiranë, në vitin 2001.
Grupi legjendar gjerman, i njohur për hitet e tij që kanë bërë histori në skenën botërore të hard rock-ut, do të vijë sërish për të dhuruar një koncert të paharrueshëm për fansat shqiptarë.
Në qershorin e vitit 2001, ‘Scorpions’ u pritën në Tiranë nga mijëra adhurues që kënduan me ta këngën ikonike “Wind of Change”, një moment që la gjurmë te publiku shqiptar.
Tashmë, Rudolf Schenker, Klaus Meine, Matthias Jabs, Pawel Maciwoda dhe Mikkey Dee do të ngjiten sërish në skenë në Shqipëri, për të sjellë hite të mëdha si:
‘Still Loving You’, ‘Always Somewhere’, ‘Rock You Like A Hurricane’, ‘Send Me an Angel’ dhe shumë të tjera.