Showbiz

Santiana flet për herë të parë për raportet me Bucin

Shkruar nga Liberale

Santiana flet për herë të parë për raportet me Bucin

Ish-banorja e "Big Brother Vip Kosova", Santiana ka folur më tepër, lidhur me eksperiencat brenda shtëpisë, si e kanë pritur pas daljes së saj jashtë dhe shumë e shumë gjëra të tjera.

Santiana ishte pjesë e shtëpisë më të ndjekur për rreth 3 muaj e 2 ditë, dhe shprehet se akoma e ka pak të vështirë përshtatjen me botën jashtë, pas daljes nga BBVK.

Duke u ndalur tek marrëdhënia mes Bucit dhe Santianës, e cila ka qenë shumë e fortë, si në lojë dhe jo vetëm, ajo u shpreh për largimin e tij: 

‘Nuk e kam pritur largimin, por në atë moment domethënë ka qenë momenti që jam gëzuar më shumë sesa gjithë rrugëtimi im në ‘BB’. Sepse shpëtova! Dhe e pash që njeriu i drejtë nuk humbet kurrë! Dhe e kuptova që po më donin njerëzit, po donin Santianën siç është, siç e kanë parë, dhe nuk kam dashur asnjëherë të dukem si viktimë. Kam dashur të luftoj deri në fund dhe jo të viktimizohem, por atë natë domethënë kur kam ndejtur akoma në shtëpi për mua ka qenë fitorja më e madhe.", ka thënë Santiana. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH