Showbiz

Sa banorë do të jenë? Zbulohen detaje të reja për “BBV3”!

Shkruar nga Liberale

Sa banorë do të jenë? Zbulohen detaje të reja për

“Big Brother VIP Albania”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë këtë të shtunë në 13 janar. Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Gjatë mëngjesit të sotëm në emisionin “Wake Up”, moderatori Blendi Salaj ka treguar disa detaje mjaft interesante në lidhje me banorët dhe edicionin e ri.

Enxhi Nasufi: U tha se do të jenë më shumë, se Sara Hoxha e tha se do të jenë më shumë.

Blendi Salaj: Janë më shumë se sa vjet, gati 2-fish dëgjova unë.

Enxhi Nasufi: Po nuk i numërove ti?

Blendi Salaj: Mendoj se do të përplasen fort, janë ca karaktere me thënë të drejtën

Enxhi Nasufi: Domethënë presim një bombë atomike?

Blendi Salaj: Kur janë shumë të ngjashëm disa, aty më zë meraku mua, aty ka mundësi për përplasje e kështu gjërash.

Neada Muçaj: A ka shanse të ketë ndonjë çift?

Blendi Salaj: Të bëhen brenda çift?

Neada Muçaj: Po

Blendi Salaj: Po ka shanse. Ka edhe beqarë në mosha të përshtatshme

Neada Muçaj: Edhe të martuar që mund të lënë gratë

Blendi Salaj: Ça nuk do të ndodhë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH