Showbiz

RRËQETHËSE! Vajza i humbi jetën në lule të rinisë, Vangjel Tavo bën DEDIKIMIN e ndjerë

Shkruar nga Liberale

RRËQETHËSE! Vajza i humbi jetën në lule të rinisë,

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka shpërndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, një vit pas ndarjes nga jeta të vajzës së tij, Evës.

Eva, e re vetëm 24 vjeçe, humbi jetën tragjikisht një vit më parë në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut. Në dedikimin e tij, Tavo shpreh dhimbjen e thellë dhe mungesën që përjeton çdo ditë për të bijën, duke e përshkruar atë si një frymëzim dhe një burim të pafund dashurie.

“Sot, një vit më parë, Eva ime e dashur, vajza ime, shpirti i pastër i kësaj bote, qenia me zemrën e madhe plot dashuri për jetën dhe njerëzit, shkoi për të pushuar pranë engjëjve!

Na mungon shumë, Eva. Na mungon në çdo frymëmarrje! Kujtimet dhe dashuria jote e pafund na japin forcë të vazhdojmë dhe të shërbejmë, ashtu siç bëre ti. Ti ishe frymëzimi, dashuria dhe vetë jeta.” shkruan Vangjel Tavo për vajzën e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH