Showbiz

"Rrini të qetë..."/ Ish-banori i "BBVIP" në një lidhje të re dashurie? Ja si qëndron e vërteta

Shkruar nga Liberale

"Rrini të qetë..."/ Ish-banori i "BBVIP" në

Ish-banori i "Big Brother VIP 3", Fation Kuqari, u ka dhënë fund aludimeve se mund të jetë në një lidhje dashurie.

Së fundmi, me anë të një “ask me questions” në profilin e tij në Instagram, Fationi Kuqari ka sqaruar fansat njëherë e mirë se momentalisht nuk ja ka marrë zemrën asnjë vajzë.

Ai shpjegon se kjo mund të ketë ardhur edhe për shkak të këngës që kishte postuar së fundmi “Baba sonte kemi dasmë jo shaka”!

“Në një lidhje beqar apo fejesë?” e pyet një prej ndjekësve të tij, ndërsa Fationi shkruan: “Po i përgjigjem kësaj pyetje me story sepse disa portale dhe shumë mesazhe mendojnë se kam dasmë këtë vit. Nisur nga kënga që kam hedhur unë…e kam bërë vetëm për qejf. Rrini të qetë miq, se beqar jemi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH