Showbiz

Rozana Radi shpallet fituese e “Këngës Magjike 2024”! … E zgjodhi publiku apo?!

Shkruar nga Liberale

Rozana Radi shpallet fituese e “Këngës Magjike 2024”!

Rozana Radi dhe Sany Dimitri fituesit e edicionit të 24-t të “Kënga Magjike 2024”! Kënga e tyre “Akoma“ mori kupën e fitores duke grumbulluar  1452 pikë.

Në vend të dytë e të tretë renditen emra të tjerë të njohur, Eneda Tarifa dhe Ronela Hajati.

Pikët e publikut ishin vendimtaret që përcaktuan fituesit e vendit të parë, të dytë dhe të tretë duke ndryshuar renditjen. Por a ishte vërtet publiku app kishte marifete?
Ka pasur akuza në prapaskenë dhe dyshime, si para dhe pas shpalljes së fitores. Eneda Tarifa megjithatë ka heshtur.

Rozana Radi u shpreh se ndodhet në një periudhë të vështirë, por e gjen forcën për të fluturuar. Këtë kupë ajo ia dedikoi xhaxhait të saj të ndjerë, Françesk Radit.

“Kjo është kupa juaj, e publikut të mrekullueshëm shqiptar, e muzikës që bashkon popuj, që nuk njeh kufij, që nuk njeh asgjë. Unë Ardit po kaloj një periudhë jo të mirë në jetën time me thënë të drejtën, por jam mësuar të fluturoj lart dhe të mos shikoj gjëra që më pengojnë, gjëra që më shqetësojnë, gjëra që më bëjnë të qaj kështu që do t’u thoja të gjithë vajzave dhe djemve të rinj, fluturoni sa më lart. Këtë kupë dua t’ia dedikoj një njeriu që dha shpirtin për muzikën, i cili sot duhet të ishte këtu me mua, ai nuk është më këtu. Françesk Radi, kjo është për ty, faleminderit për muzikën”, tha Rozana Radi

Renditja

1.Rozana Radi dhe Sany – 1256 pikë
2.Eneda Tarifa – 1230 pikë
3.Pirro Çako dhe Arilena Ara – 1200 pikë
4.Jonida Maliqi – 1064 pikë
5.Kamela Islamaj – 1011 pikë
6.Ronela Hajati – 957 pikë
7.Era Rusi – 806 pikë
8. Fifi – 709 pikë
9.Tiri Gjoci – 707 pikë
10.Aurel Thellimi – 634 pikë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH