Showbiz

Rovena Stefa tregon ARSYEN se pse nuk është martuar: Kam vendosur t'i përkushtohem...

Shkruar nga Liberale

Rovena Stefa tregon ARSYEN se pse nuk është martuar: Kam vendosur

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa ka rrëfyer së fundmi në BBVK disa aspekte të rëndësishme të karrierës së saj muzikore dhe ndikimin që kjo ka pasur në jetën e saj personale.

Në një bisedë me Gjestin, Rovena foli për përkushtimin e saj të madh ndaj muzikës, duke theksuar se ky dedikim ka sjellë jo vetëm sukses, por edhe sakrifica të mëdha.

Nuk kam arritur të martohem dhe të krijoj familje sepse i jam përkushtuar shumë, po shumë muzikës,” pranoi këngëtarja, duke treguar se përparësitë e karrierës shpesh e kanë privuar nga mundësia për të ndërtuar një jetë familjare.

Përveç kësaj, Rovena ndau mendimet e saj mbi partnerin ideal, duke lënë të hapur mundësinë e krijimit të një lidhjeje në të ardhmen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH