Rose, pjesëtarja e grupit të njohur BLACKPINK arriti një tjetër rekord në Australi me këngën "APT." me Bruno Mars, e cila qëndron për javën e dytë radhazi në majë të ARIA Chart. Kënga shënoi debutimin në vendin e parë, duke i dhënë Rose-s titullin e artistes së parë femër K-pop që arrin sukses në këtë klasifikim, dhe e dyta pas PSY-së që ka kaluar më shumë se një javë në krye të tabelës.
Kënga ka zënë vendin e parë në Billboard Global 200 dhe Billboard Global Excl. U.S., dhe në vendin e katërt në Official U.K. Singles Chart.
Kjo arritje pason sukseset e tjera të BLACKPINK në tregun australian, ku edhe albumet e grupit "The Album" dhe "Born Pink" debutuan në vendin e dytë, ndërsa grupi ka thyer rekorde të tjera në industrinë muzikore.