Showbiz

FOTO/ Ronela Hajati ‘gjuan’ me lezet kolegët

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Ronela Hajati ‘gjuan’ me lezet kolegët

Pas sezonit të ngarkuar veror, Ronela Hajati ka gjetur kohë për të shijuar disa ditë pushim. Por këto ditë nuk janë vetëm pushime verore sepse njëkohësisht këngëtarja po i shfrytëzon për t’u frymëzuar edhe nga ana artistike. Megjithatë, e ka marrë malli shumë shpejt.

"Kam vetëm një javë pa performuar në skenë dhe më ka marrë malli që tani…jam e pandreqshme" thotë ajo.

FOTO/ Ronela Hajati ‘gjuan’ me lezet kolegët

Ronela vijon duke thënë se ky pushim është i nevojshëm për të në mënyrë që të sjellë muzikë edhe më të mirë. Me dozën e përhershme të sinqeritetit, ajo shkruan se s’i pëlqente më çfarë po prodhonte, por në ndryshim nga kolegët, e pranon pa reklamuar të kundërtën.

Megjithatë realisht kam shumë nevojë për këtë pauzën nga të shkruarit muzikë se e ndieja që isha bërë përsëritëse dhe s’po më pëlqente më ajo që po prodhoja. Të paktën unë e pranoj, s’është se them që po bëj megahite për këngë të lodhura. Ndaj e shtyva dhe publikimin e këngëve të reja se dua t’ju marrë pak malli. Në fund, ajo ka ndarë edhe një foto nga kënga e re që mezi pret ta nxjerrë.

FOTO/ Ronela Hajati ‘gjuan’ me lezet kolegët

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH