Showbiz

Ronaldo Sharka plas bombën: Romeo nuk shkon në finale! Ja çfarë thotë ai?

Shkruar nga Liberale

Ronaldo Sharka plas bombën: Romeo nuk shkon në finale! Ja

Situata në Big Brother tensionohet çdo ditë dhe më shumë dhe konkurrenca pët të shkuar në finale shtohet. Nuk ka munguar as reagimi dhe komenti i Ronaldo Sharkës se kush do shkojë në finale dhe ka bërë një analizë të lojës së deritanishme. Teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Top Albania Radio’, ai deklaroi se nuk shikon as Romeon dhe as Heidin në finalen e madhe. Më tej, ai vazhdoi duke thënë se Heidi është konkurente më e fortë se aktori.

“Nuk e besoj se do jenë finalist. Nuk e besoj, o njëri o tjetri. Mundet të mos jetë asnjëri. Ky Big Brother është shumë i çuditshëm. Nëse e shikojmë Big Brother si reality, Romeo po është reality, interesohet se e njoh edhe jashtë. Nuk mendoj se të dy do të jenë në finale, ka plot emra të tjerë. Heidi mendoj se është lojtare më e fortë, nuk jep asnjëherë përgjigje në Prime, ia kalon topin Romeos, ky skuqet”

Sipas tij, dy banorët kanë krijuar lidhje në mënyrë që ti ndihmojë në ecurinë e lojës.

“Të dy personazhet e dinë mirë që marrëdhënia do i ndihmonte, do i fuste më lehtë në treg. Nuk mendoj se dy njerëz që duhen nuk i dinë emrat e prindërve të njëri-tjetrit, apo sa vëllezër ka tjetri. Heidi nuk i di këto”

Më tej, Ronaldo bëri edhe një analizë të lojës së banorëve të tjerë.

“Julin e shikoj që është shumë i përqëndruar në lojë, nuk e humbet asnjëherë fokusin qoftë dhe për të bërë analizat. Romeo edhe nëse nuk do që të jetë i karikuar, situatat e kanë sjellë që të jetë i karikuar. Egla mendoj se pas rikthimit ka vdekur, e ka ulur, është shumë e cuditshme që një video të thyejë shikimet në Instagram dhe pas rikthimit të mos jetë gjëkundi”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH