Showbiz

Romeo dhe Meritoni pajtohen me njëri-tjetrin por banorët kanë bjë koment për këtë. Ja çfarë thonë ata...

Shkruar nga Liberale

Romeo dhe Meritoni pajtohen me njëri-tjetrin por banorët kanë

Pak ditë më parë Meritoni dhe Romeo bënë paqe me njëri-tjetrin duke hedhur pas çdo keqkuptim mes njëri-tjetrit.

Teksa u hap një diskutim në ‘Prime-n’ e djeshëm, Meritoni u shpreh se ishte i lumtur që mundi të shpëtonte miqësinë me Romeon, duke shtuar se: “Një miqësi që jeton në kushte të tilla është shumë më e mirë dhe më e fortë sesa një miqësi që mund të kishte qenë më herët.”

Por banorët në shtëpi kanë ngritur dyshimet e veta lidhur me marrëdhënien e tyre dhe këtë vendim të papritur që ata morën, të cilët u shprehën kështu:

Juli: Duhet t’i kërkoj ndjesë Heidit sepse nuk është ashtu siç i kam thënë. Unë mendoj se një ribashkim shokësh është gjithmonë i mirë, por mënyra se si ka ardhur këtu ka të bëjë me rrugëtimin e Meritonit, i cili pas daljes së Ilnisës u ndje akoma më vetëm. U afrua me Riken dhe pas ikjes së Rikes, u ndje akoma më vetëm. U afrua me Françeskën, që i ka thënë mos rri me mua se të dëmton dhe më pas u afrua me Romeon. Është një taktikë për ta çuar këtë lojë pak më tutje sepse s’rri dot vetëm. Varianti më i mirë është t’i afrohet ish-shokut të vet që s’ka lënë gjë pa i thënë. Duke qenë bashkë ne i shohim një shëmbëlltyrë të njëri-tjetrit, një fotokopje.

Graciano: Unë i kam bërë një analizë që është gati indentike me atë që ka bërë Juli.

Liami: Meqë këta ishin shokë nga jashtë dhe çdo gjë që ndodhi këtu brernda dhe i zgjidhën këtu brenda, të ngelin këtu brenda.
Roza: Më vjen mirë që djemtë i kanë sheshuar ato inatet. Janë të dy çuna me zemër. Por më lejoni të flas në gjuhën e lojtares. Meriton, ti ishe i pari që i gjuajtje Romeos…

Egla: Meritoni me Romeon janë në një fazë metamorfoze të dy. Meritoni ndryshon shpesh, më pas Romeo. Unë për vete e kam gjykuar si një afrim shumë të mirë. Nga ana njerëzore të afrohesh pas një miqësie gjashtë-vjeçare s’ka asgjë të keqe. Edhe të afrohesh për një lojë nuk ka asgjë të keqe. Nuk më pëlqen të fus hundët dhe ta përdor si lojë këtë gjë.

Heidi: Në fakt nuk do jetë situatë e vështirë. Meritoni ka treguar maturi në këtë situatë dhe ka kërkuar falje. Dua ta theksoj këtë gjë, sepse nuk ka dalë shumë, kam thënë që nuk më intereson çfarë bën Romeo me marrëdhënien e tij. Nuk dua të hap debat, por që te Meritoni nuk kam besim, dua kohë që t’i kaloj disa ofendime që më ka bërë Meritoni.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH