Showbiz

“Romeo dhe Erjola kanë qenë...”, Heidi paralajmëron ato të dy: Po dolën ato mesazhe...

Shkruar nga Liberale

“Romeo dhe Erjola kanë qenë...”, Heidi paralajmëron

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3 së fundmi u diskutua raporti i Romeo Veshajt me Erjola Doçin.

Ka qenë Graciano Tagani ai i cili tha se moderatorja ia ka treguar mesazhet, ku Romeo i kishte shkruar asaj dhe i kishte thënë se e ka fiksim.

Megjithatë, këtë gjë e kanë mohuar që të dy.


Pasi ka përfunduar spektakli, Heidi ka biseduar me Romeon dhe Erjolën, duke iu drejtuar se ‘nëse dalin ato mesazhe, ju do dilni gropë’.

Heidi Baci: Jam me vërtetë shumë rehat. Shoqëria jashtë, troç po e them, ka dy mesazhe, po i nxori e di si dilni ju, gropë. Nga unë s’ka asnjë problem.

Erjola Doçi: Nuk ka asnjë mesazh. Po ta thotë Erjola. O Heidi si bëhen shantazhet? Duke thënë që kam fakte. Fakt është fjala ime, ose merre bazë ose jo, kaq.

Heidi Baci: Dakord, ta themi paraprakisht se nuk ka asnjë të keqe.

Erjola Doçi: Ti do me qenë e larë me veten je në rregull. Edhe unë fjalën time, ka peshë si shkëmbi të paktën në këtë histori.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH