Showbiz

Rita Ora do të luajë një rol të rëndësishëm në filmin ikonik "Queen of Hearts"

Shkruar nga Liberale

Rita Ora do të luajë një rol të rëndësishëm

Rita Ora ka publikuar fotot e saj zyrtare për filmin “Queen of Hearts”, një projekt i ri që mezi po pritet nga publiku.

Këngëtarja do të jetë protagonistja që do luajë karakterin e filmave vizatimorë të njohur më së shumti prej “Liza në botën e çudirave”.

Prodhimi i ri i Disney mban emrin “Descendants: The Rise of Red”. Fotot që u bënë menjëherë virale u publikuan nga vetë Rita Ora bashkë me përshkrimin: “Përuluni para “Queen of Hearts”. Nga 12 korriku në Disney Plus”.

Historia e filmit sillet rreth Rita Orës, e cila është mbretëresha e “Botës së Çudirave” dhe e drejton vendin me dorë të hekurt.

Ajo është po ashtu nëna e karakterit Red, e cila luhet nga Kylie Cantrall dhe e vajzës tjetër Chloe. Red është vajza rebele, e cila bashkë me motrën do udhëtojnë në kohë për të zhbërë eventin traumatik që e ka kthyer nënën e tyre në një njeri të pashpirt.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH