Showbiz

Marina Vjollca riktheht në ekran! Zbulohets eku do t'a shikojmë moderatoren

Shkruar nga Liberale

Marina Vjollca riktheht në ekran! Zbulohets eku do t'a shikojmë

Është padiskutim një nga moderatoret më të famshme shqiptare dhe më me influencë në media. Dikur një nga moderatoret ikonë të sportit, e kemi fjalën për Marina Vjollcën!

Marina po rikthehet, e madje fuqishëm këtë herë! Jo më kot e nisëm lajmin duke kujtuar kohën kur Vjollca ka qenë në kulmin e saj si moderatore sportive, pasi tanimë ajo është gati të rikthehet në këtë fushë.

Marina do jetë drejtuese e emisionit sportiv dedikuar “Kampionatit Europian” në Tv Klan. Me këtë program Marina do të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve, sidomos të tifozave të sportit. Shqiptarët kudo ndodhen do të mund të ndjekin ndeshjet e kombëtares kuqezi si dhe të gjithë skuadrave të tjera pjesëmarrëse në “Kampionatin Europian 2024” në Gjermani ekskluzivisht në Tv Klan këtë vit.

Nga 14 Qershori e deri më 14 Korrik transmetimet do të nisin me ndeshjet e orës 15:00 për të vijuar me ato të orës 18:00 dhe ato të mbrëmjes, në orën 21:00. Veç transmetimit të të gjitha sfidave, Tv Klan do t’i kushtojë “Euro 2024” hapësira të dedikuara me programe të posaçme gjatë gjithë ditës para dhe pas çdo ndeshjeje. Një show të madh çdo mbrëmje shikuesve do t’u ofrohet mundësia që të përjetojnë të gjitha emocionet e këtij eventi të madh sportiv, me fokus të veçantë tek kombëtarja shqiptare.

Rikujtojmë se ky program rikthen Marinën te sporti pas 7 viteve. Moderatorja ka disa muaj larg televizionit, pas përfundimit të spektaklit të humorit “Klanifornia”.

Ne mezi po presim ta shohim Marinën në ekran, i urojmë suksese dhe një gjë është e sigurt: Do shkëlqejë!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH