Showbiz

Rike Roçi rrëfen në Big Brother VIP Albania pengun pas ndarjes nga i dashuri

Shkruar nga Liberale

Rike Roçi rrëfen në Big Brother VIP Albania pengun pas ndarjes

Pas nominimit që kaluan spektaklin e mbrëmjes së kaluar në Big Brother VIP Albania, duket se Egla Ceno dhe Rike Roçi janë rikthyer në mikesha.

Mëngjesin e sotëm (e mërkurë), dy banoret kanë biseduar së bashku për detaje nga jeta e tyre private, teksa ndodheshin jashtë në oborr.

Ylli shqiptar i ka rrëfyer aktores merakun që ka nëna e saj në lidhje me të. Roçi ka treguar më shumë detaje rreth lidhjes disavjeçare dhe mënyrës se si e ka pritur e ëma ndarjen.

Foto: Screenshot/Instagram

Rike: Mami është shumë tradicionale. Mami ka pasur atë burrë në jetë dhe e ka pasur gjithë jetën. Motra po ashtu, domethënë të dashurin e parë, me atë u martua dhe bëri fëmijë. Unë jam ajo delja e zezë dhe ato gjithmonë më shohin dhe thonë ‘po ti e ke në gjak moj’. Mami është thjesht jeta.

Rike: Unë s’kam bërë gjë, po unë thjesht kam qëndruar vite e vite me të njëjtin person edhe mamin e zhgënjeva.

Egla: Ndodh që ndahesh. Thuaj që investon shumë kohë dhe pastaj në një moshë më të rritur kupton që vendos pastaj për veten.


Duket se marrëdhënia mes tyre është përmirësuar pas eliminimit dhe zënkave që patën gjatë javës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH