Showbiz

Rike Roçi në lidhje dashurie me vëllain e Meritonit? Ish-banorja e "BBV" e sqaron njëherë e mirë

Shkruar nga Liberale

Rike Roçi në lidhje dashurie me vëllain e Meritonit?

Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Rike Roçi, u përfol së fundmi se ka nisur një romancë dashurie. Madje u tha se ajo ka nisur pushimet me vëllain e Meriton Mjekiqit, Rinor.

Lidhur me këto ka reaguar menjëherë Rike, e cila i ka hedhur poshtë këto thashetheme.

Përmes një postimi në “Instastory”, modelja ka sqaruar njëherë e mirë se pushimet po i shijon me familjen e saj dhe kjo duket qartë nga fotot që ka ndarë me ndjekësit ditë pas dite.

“Më ndodh gjithmonë të lexoj gjëra për veten që as unë vetë nuk i di. Di që jam në Sardenja me pushime, me familjen time. E vërtetuar kjo nga ‘story-t’ që postoj gjithmonë me mbesën time”, ka shkruar ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.  
Ndër të tjera Rike Roçi ka shtuar se Rinorin thjesht e njeh por nuk ka asgjë mes tyre.

“Patjetër e njoh Rinorin po asgjë më shumë, ju lutem ndaloni me informacione fallso se më keni lodhur”, përfundon Rikja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH