Showbiz

Rezart Veleshnja kritikon mungesën e përkrahjes për artistët shqiptarë në Kosovë

Shkruar nga Liberale.al

Rezart Veleshnja kritikon mungesën e përkrahjes për artistët

Aktori dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Rezart Veleshnja, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me mënyrën se si trajtohen artistët nga Shqipëria në Kosovë.

Gjatë një interviste, Veleshnja tha se ka ndier mungesë përkrahjeje dhe vlerësimi për artistët shqiptarë në formatet televizive dhe në industrinë e muzikës në Kosovë. Ai përmendi konkretisht përvojën e tij në BBVK, ku sipas tij, disa personazhe shprehën hapur qëndrime negative ndaj Shqipërisë, pa pasur ndonjë reagim nga produksioni apo publiku kosovar.

“Te Big Brother-i i Kosovës, disa personazhe thoshin haptazi ‘nuk e duam Shqipërinë’ dhe ‘s’kemi lidhje me ju’. Dhe askush nga Kosova nuk reagoi ndaj kësaj. Më erdhi keq”, deklaroi aktori.
Veleshnja theksoi gjithashtu se kjo ndjesi përjashtimi nuk kufizohet vetëm në programin televiziv, por shfaqet edhe në skenën muzikore.

“A i keni parë ndonjëherë Alban Skënderajn apo Elvana Gjatën të fitojnë çmime në Kosovë? Asnjëherë. Ndërkohë që artistët kosovarë në Shqipëri vlerësohen gjithmonë dhe fitojnë çmime kryesore”, shtoi ai.
Aktori u përjashtua më herët nga edicioni i tretë i BBVK për shkak të sjelljes së papërshtatshme dhe thyerjes së rregullave të formatit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH