Showbiz

Revista e njohur e shfaq Chiara-n si “kloun” dhe përballet me komente të shumta

Shkruar nga Liberale

Revista e njohur e shfaq Chiara-n si “kloun” dhe përballet me

Për Chiara Ferragni mediat e çuan në nivel tjetër diskutimin online, kur u publikua kopertina e re e revistës “L’Espresso” që e portretizon influencueses si “Joker”.

“Ferragni Spa: The dark side of Chiara”, ky është titulli që shoqëron foton e sipërmarrëses, me grimin që të kujton armikun e famshëm të Batman-it.
Revista e njohur e shfaq Chiara-n si “kloun” dhe përballet me

Pavarësisht krizës në marrëdhënie, Fedez reagoi në mbrojtje të saj duke postuar një foto të pronarit të revistës i bërë si Joker.

“L’Espresso, kur do të bëhet një hetim i mirë për pronarin tuaj naftëtar? E pres me padurim”, shkroi ai.

Pas tij, burime pranë Chiara Ferragni zbuluan se sipërmarrësja e njohur u ka dhënë të drejta avokatëve të saj që të vlerësojnë çdo lloj veprimi juridik, përfshirë atë për kompensimin e dëmeve materiale dhe jomateriale, ndaj revistës javore.

Në të njëjtën kohë, thuhet se avokatët kanë paralajmëruar drejtuesit kundër botimit.

Ndjekësit kanë reaguar në mbrojtje të Chiara Ferragnit me komentet poshtë kopertinës, duke e konsideruar ofenduese, të padrejtë dhe të turpshme.

“Ajo është nënë si mund ta bëni këtë”, shkruan dikush.

“E turpshme që një media të bëjë të tilla gjëra”, shkruan një tjetër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH