Showbiz

Reperi i njohur reagon pasi e përplasi në tokë duke e goditur me grushte dhe shqelma ish-partneren: Më vjen shumë keq

Shkruar nga Liberale

Reperi i njohur reagon pasi e përplasi në tokë duke e goditur me

Sean “Diddy” Combs ka kërkuar falje për dhunën e ushtruar ndaj ish-të dashurës së tij Cassandra “Cassie” Ventura pas publikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë së një holeti ku ai shihet duke e shkelmuar dhe tërhequr zvarrë në korridor, ngjarje e ndodhur në vitin 2016.

 

Reperi i njohur reagon pasi e përplasi në tokë duke e goditur me

Reperi i njohur reagon pasi e përplasi në tokë duke e goditur me

Në një video të postuar në faqen e tij në Instagram, reperi u shpreh se veprimet e tij janë të pafalshme.

“Shkova dhe kërkova ndihmë profesionale. Shkova në terapi, në rehabilitim. Më duhej t’i kërkoja Zotit mëshirën. Më vjen shumë keq.”

Reperi i njohur reagon pasi e përplasi në tokë duke e goditur me

Ai shtoi se është “i përkushtuar për të qenë një njeri më i mirë çdo ditë”. Por avokatët e këngëtares Ventura thanë se deklarata e Diddy ishte “më shumë për veten e tij sesa për shumë njerëz që ka lënduar”.

“Kur Cassie dhe shumë gra të tjera dolën përpara, ai mohoi gjithçka dhe hodhi akuzat se gratë e dhunuara nga ai po kërkonin një ditë pagese,” tha avokatja Meredith Firetog.

“Fakti që ai u detyrua të ‘kërkonte falje’ vetëm pasi mohimet e tij të përsëritura u vërtetuan se ishin të rreme, tregon dëshpërimin e tij patetik dhe askush nuk do të ndikohet nga fjalët e tij të pasinqerta.”

Pamjet e publikuara nga CNN tregojnë reperin i cili përplas në dysheme ish- të dahsurën Ventura dhe e godet me shkelma ndërsa ajo është në tokë. Ai më vonë tenton ta tërhiqte zvarrë nga këmisha dhe e godet me një objekt.

Sipas CNN, pamjet u filmuan në hotelin InterContinental në Century City, Los Angeles, që tashmë është mbyllur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH