Luiz Ejlli ka ndarë një moment tepër të veçantë në rrjete sociale, i cili publikuar disa foto me vajzën e tij të vogël Luna Mari, duke e shoqëruar me disa rreshta emocionalë dhe kuptimplotë.
Këngëtari shprehet përmes këtij postimi se me ardhjen në jetë voglës së çiftit Luiz-Kiara, çdo rrahje ka kuptim tashmë!
“E puth në ballë për ta mbrojtur nga çdo dhimbje dhe të kuptojë se sa e veçantë është për mua. E ngre lart që të prekë yjet, ëndrrat e veta dhe të fluturojë mbi çdo pengesë.
E mbaj në prehërin tim që të ndjejë ritmin e zemrës sime, se që kur erdhi ajo, çdo rrahje ka kuptim, dhe çdo moment më ngjall jetë dhe shpresë.”
Postimi i fituesit të BBV, ka prekur zemrat e ndjekësve, të cilët nuk janë kursyer aspak me me komente pozitive dhe emoji zemre.