Një në pesë britanikë e përdor telefonin gjatë dushit, por ekspertët kanë paralajmëruar se kjo nuk është një gjë e mirë. Mirror ka shkruar se përdorimi i telefonit gjatë dushit mund të dëmtojë pajisjen, ndikon edhe negativisht në shëndetin mendor.
Zakonisht, pastrimi në banjë nënkupton se po kaloni pak kohë të nevojshme për veten tuaj, duke pushuar nën ujin e ngrohtë dhe duke u larguar nga bota e përditshme. Marrja e telefonit aty mund të prishë qetësinë tuaj. Sipas një studimi, preokupimi i tepërt pas telefonit mund të ndikojë në kohën për t'u marrë me veten.
Nilou Esmaeilpou, themeluese e institutit Lotus Therapy, ka thënë se ata që marrin telefonin në dush e shtyjnë veten “të jenë online edhe në raste të caktuara kur është koha e tyre personale”.
“Banjat kanë ofruar tradicionalisht një hapësirë personale për të lënë mendjen të çlodhet, të reflektojë dhe të shkëputet nga bota e jashtme. Përdorimi i telefonit në këtë mjedis e prish këtë potencial për pushim mendor dhe rikuperim, pjesë përbërëse e mirëqenies së përgjithshme”, thuhet në studim./Liberale.al/