Showbiz

Pse po kërkojnë kaq shumë VIP-a të bëhen pjesë e Fermës VIP?

Shkruar nga Liberale

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Ferma Vip ka zënë vendin e saj në botën virtuale të internetit, deri sa të konkretizohet edhe në atë fizike, e megjithatë, përfshirja e atyre që duan tokën, duan natyrën, duan kafshët, ka qenë përtej parashikimit.

Ka mjaftuar vetëm një pyetje, përmes një fotografie, për të zbuluar njërin prej personazheve misterioz që do të jetë pjesë e Fermës Vip, dhe kanë vërshuar përgjigjet.

Bes Kallaku, Sinan Hoxha, Olti Curri, Luiz Ejlli, Robert Aliaj, Ismet Shehu, McKresha...

Këto kanë qenë vetëm disa nga supozimet e audiencës së Instagramit e TikTokut, që nuk e di ende ç'e pret, vetëm për njërën nga fotografitë e paindetifukuara që, me sa duket, i ka hapur rrugën hamendësimeve për banorët e Fermës Vip, reality show-t më të ri që producentja Holta Dulaku duket se po kuron në detaje, për t'i dhënë formën e një 'jete' që, përditë e më shumë, duam t'i afrohemi të gjithë.


Dhe të mendosh që nuk kanë nisur ende quiz-et për personazhet femra të këtij formati që vjen për herë të parë në Vizion Plus.

Ngelet vetëm të kërkojmë herë pas here, për të pritur surprizën e radhës...

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH