Showbiz

“Pse nuk dole kur u doli Romeo?...”, Heidi ‘kryqëzohet’ nga banorët : Isha e trishtuar! Mendova të dilja, por…

Shkruar nga Liberale

“Pse nuk dole kur u doli Romeo?...”, Heidi

Banorët e Big Brother Vip 3, kanë kryqëzuar Heidi Bacin, se pse ajo kur Romeo Veshaj la shtëpinë, nuk e ndoqi nga pas siç kishte premtuar.


Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por i dha kohë vetes.

Pjesë nga diskutimi:

Heidi: Isha e trishtuar. E mendova të dilja, pastaj thash ndoshta jam e fortë, pse tua lë këtyre.

Egla: Po pres që Heidi të më hajë.

Heidi: Unë isha vërtetë shumë me nerva, e kisha humb, më duket se kam ofenduar njerëz atë natë. Isha me vërte shumë e trishtuar. Por e kuptoj dhe nuk jam e çuditur se e prisja që të kapeshin me këtë gjë.

Romeo: Unë nuk e kam ndjerë që Heidi më kërkon të përfshihet në situata. Jam në siklet në këto momente, kam shokun në një anë dhe të dashurën në një anë. Nuk dua ta shikoj veten në këto momente. Unë nuk jam njeri që ul njerëz në stol, unë çfarë të bëj në këto momente.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH