Dhjetori është shumë afër dhe të gjithë po presin që shtëpia e “Big Brother VIP Albania 4”, të ndezë dritat.
Producentja e "Big Brother VIP Albania", Sara Hoxha ka ndarë për herë të parë një pjesëz të shtëpisë.
Sikurse duket në pamje, bëhet fjalë për oborrin e shtëpisë, i cili duket krejtësisht ndryshe nga ai i edicioneve të kaluara.
Sesi do të jetë e projektuar shtëpia e BBV4 këtë vit dhe se cilët do të jenë banorët VIP pjesëmarrës, na mbetet të presim.
Vitin e shkuar, risia ishte numri i madh i banorëve dhe shtëpia tërësisht e re, ku Top Channel bëri një investim kolosal në të gjithë elementët, përfshirë teknologjinë.