Showbiz

Princi William feston ditëlindjen, Kate Middleton e uron me FOTON më "funny"

Shkruar nga Liberale

Princi William feston ditëlindjen, Kate Middleton e uron me FOTON më

Princi William i cili feston ditëlindjen e tij të 42-të, ka marrë urime të shumta. Por sigurisht që urimin më special ai e ka marrë nga bashkëshortja  Kate Middleton. 

Në një postim që ka bërë përmes llogarisë së çiftit të Princit të Uellsit në 'X', Middleton, i ka uruar William-it ditëlindjen me një foto që zbulon anën më të shkujdesur të karakterit të tij dhe e tregon atë duke kërcyer në ajër së bashku me tre fëmijët e tyre.

“Të gjithë të duam shumë”, ka shkruar foton Kate Middleton, e cila pak ditë më parë bëri daljen e saj të parë publike pasi njoftoi se kishte ishte diagnostikuar me kancer. 

Edhe Mbreti Charles nuk harroi të bënte një urim për djalin e tij, duke shkruar: 

"Gëzuar ditëlindjen Princit të Uellsit", shkroi monarku 75-vjeçar në X, me postimin e tij duke përfshirë një foto të vjetër që tregonte atë duke mbajtur fëmijën William.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH