Showbiz

Prej vitesh bashkë, ndahet çifti i njohur i telenovelave spanjolle Teresa dhe Arturo?

Shkruar nga Liberale

Prej vitesh bashkë, ndahet çifti i njohur i telenovelave spanjolle

Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer ishin protagonistët e serialit “Teresa”, ku dyshja që asaj kohe po përjeton një histori të bukur dashurie.

Por rreth një muaj më parë kanë shpërthyer thashethemet se çifti është ndarë. I pyetur drejtpërdrejt nga gazetarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Meksikos, aktroi Sebastián Rulli hodhi poshtë zërat.

“Nuk e di nga e kanë marrë (atë thashetheme) , nuk e di pse. Ne jemi shumë mirë dhe e kemi treguar dhe dokumetuar gjithmonë”, tha ai duke iu referuar udhëtimit të tyre të fundit nga i cili kanë publikuar edhe foto.

Ai pohoi gjithashtu se spekulimet për lidhjen e tij të dashurisë me Angelique Boyer janë diçka që të dyve nuk i intereson, pasi nuk është hera e parë që rrjetet sociale bëjnë me dije se mund të kenë krizë në lidhjen e tyre 9-vjeçare.

Edhe pse janë në lidhje shumëvjeçare, aktorët kanë zgjehdur të mos martohen.

Sipas Sebastián Rulli, nuk është e nevojshme që ata të nënshkruajnë asnjë certifikatë martese për të shijuar dashurinë e tyre, gjë që i ka vendosur si një nga çiftet më të preferuar të showbiz-it në Meksikë dhe më gjerë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH