Showbiz

Prej muajsh në "luftë" me kancerin, zbulohen detaje mbi gjendjen shëndetësore të Kate Middleton

Shkruar nga Liberale

Prej muajsh në "luftë" me kancerin, zbulohen detaje mbi

Princesha e Uellsit, Kate Middleton duket se po rikuperohet shpejt nga operacioni pasi u diagnosikua me kancer pak muaj më parë. 

Një mik i familjes ka dhënë detaje të reja mbi gjendjen shëndetësore të Princeshës së Uellsit.

“Ka qenë një lehtësim i madh që ajo po toleron mjekimin dhe në fakt po bën shumë më mirë“, tha ai per mediat e huaja.

I njëjti person është shprehur  se beteja me kancerin e Middleton ka qenë një kohë shumë sfiduese dhe shqetësuese për familjen mbretërore, por familja dhe burri i saj, Princi William e kanë mbështetur atë në këto ditë të vështira që po kalon.

Kujtojmë se MIddleton, 42 vjeç në muajin Mars njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer dhe se po i nënshtrohej kimioterapisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH