Showbiz

Prej më shumë se 10 vitesh në një lidhje dashurie, ZBULOHET partneri 'sekret' i Rozana Radit (FOTO)

Shkruar nga Liberale

Prej më shumë se 10 vitesh në një lidhje dashurie, ZBULOHET

Këngëtarja Rozana Radi, tashmë është në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes në formatin e “BBVA”.

E ndërsa është komentuar mjaft për dinamikat që po krijon brenda shtëpisë, kurioziteti i fansave ka shkuar pak më larg, duke nxjerrë “zbuluar” një pjesë të rëndësishme të jetës së saj private.

Rozana Radi e ka përmendur dhe vetë shumë shpesh që është në një marrëdhënie prej më shumë se 10 vitesh dhe se është e martuar me personin në fjalë, por gjithmonë është kujdesur që figura dhe identiteti i tij, të mos bëhen kurrë publike.

Shpëtim Karakushi një oficer i policisë gjyqsore është partneri i Rozana Radit, sipas burimeve të 'Panorama'. Çifiti e kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre me një fejesë në vitin 2018 por asnjëherë nuk ka patur një foto publike nga ata të dy por vetëm sekuenca të shkëputura nga udhëtime e hapësira publike tëksa kanë qenë të shoqëruar me njëri-tjetrin.

Prej më shumë se 10 vitesh në një lidhje dashurie, ZBULOHET

Rozana është pyetur dhe më parë për raportin e saj me partnerin por ajo ka shprehur se ai nuk i përket botës së televizionit dhe as nuk dëshiron që të bëhet një person publik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH