Astrologia Meri Shehu shihet paraprakisht si një ndër favoritet e këtij edicioni në Big Brother Vip 3.
Opinionistët e Big Brother Vip 3, Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj kanë dhënë opinionet e tyre të para për banorët pasi u mësuan emrat.
Arbër Hajdari tha se, “Meri do t’i bëjë çorap ato brenda, do të dëgjojnë gjëra që s’i kanë dërguar ndodnjëherë, ata i nisën diskutimet, uroj shumë që ta ruajnë veten nga e ardhmja që do të parashikojë Meri brenda shtëpisë, por gjysmën e shtëpisë do ta bëjë për vete. Meri do ta përdorë si strategji, do të thotë sapo i pashë yjet kjo do të ndodhë me ty nesër.”
Por edhe Ori Nebiaj sheh mes yjeve se surpriza mund të jetë një astrologe. “Meri do të jetë një xixëllonjë, jo vetëm me yjet, por do të jetë si barut, do t’i fusë në batakun e saj. Drini është një djalë fantastik, ka një emër në karrierën e tij, ai nuk para ka qenë pjesë e showbizit, jam e bindur që do të zbulojmë shumë. Ilnisa duket që është një karakter potent, roli dhe puna në media do ta bëjë, do të jetë faktor në shtëpi. Rikja është në vinç, pra është gjallë.
Por kush janë garuesit e këtij edicioni?
Deri tani kanë hyrë brenda shtëpisë shumë personazhe të njohur. Ata janë: Drini Zeqo, Ilnisa Agolli, Meri Shehu, Rike Roci, Jul Deda, Gabriele Mezini, Roza Lati, Elvis Myrtaj, Gazmend Ujkashi, Romeo Veshaj.
Moderatorja Ilnisa Agolli është një nga konkurrentet e “Big Brother VIP3”. Në rrëfimin e saj përpara hyrjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ajo tregoi se do t’i mungojë shumë vajza e saj.
“E vetmja gjë që mund të më preki është Anaisi. Është vajza ime e cila i thashë që do më shohësh 24 orë në televizor dhe kështu që jemi afër, por fakti që nuk do ta shoh më tremb dhe më dhemb”, tha ajo.
Edhe astrologia Meri Shehu u bë pjesë e skenës së madhe të Big Brother VIP.
“Ky është viti i binjakëve, mua më mungonte Big Brother në kuptimin që doja ta shijoja, e kam parë shumicën e prezantuesve, spektaklit, tashmë dua të shijoj nga brenda këtë eksperiencë kaq të bukur dhe që ndiqet nga të gjithë shqiptarët kudo që janë. Si fillim do të njoh karakteret dhe do të përpiqem t’i analizoj me shenjat. Gaforret kapin ganxhat, binjakët kanë sharmin, binjakët shkojnë mirë me ujorin”, tha Meri.
Gabriele Mezini është tjetër konkurrent në edicionin e tretë të Big Brother VIP.
Ish-futbollisti i Partizanit do të nisë rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ai u prit me një atmosferë ndryshe, duke i rikujtuar kështu atmosferën e stadiumit, nën flamujt kuq e zi.
Surpriza për të ishte edhe portieri i Partizanit Alban Hoxha. Ata realizuan një duet përpara se të futej në Big Brother VIP3.
Julian Deda, konkurrent tjetër në BBV3, shihet si një tjetër favorit.
“Thonë që kush hyn i pari del i fundit. Ndihem shumë mirë. Nëse babai im do të ishte gjallë do të më kishte mbështjellë me të dyja duart, nëse të ndodh që do të futesh mos e tradhto Juli, unë atje do të jem i qeshur dhe do të bëj gjithmonë për të qeshur. Për Zefin më ka marrë malli që ditën e dytë që iku nga kjo botë. Bisedimet për të ardhur ishin pak pasi të ndodhte, gjendja e tij shëndetësore nuk ishte optimale, më vjen keq që s’është që ta shijojë edhe ai këtë rrugëtim timin. Ai nuk ikën kollaj, më shikon nga larg do ta shijojë si unë. Telefonata e tij ka qenë e para, kjo më mungon shumë, po qe për ta përmirësuar, ai e jepte mendimin e tij, më mungon ai mendim”, tha Juli.
Roza Lati është konkurrentja tjetër e cila u bë pjesë në Big Brother VIP. Ajo ka vendosur t’i bëjë një surprizë së ëmës, aktores së njohur Rita, së cilës nuk i ka thënë thënë se do të hyjë brenda shtëpisë.
Banori i parë që hyri në shtëpinë e madhe të Big Brother Vip 3 ishte gazetari dhe moderatori Drini Zeqo.
“Dua të ngjis tek publiku dhe pse jo të fitoj. Të dy ndajmë një emocion televiziv, sepse të dy jemi persona ekrani, ajo që doja të nënvizoja është se unë kam, dyfish emocione, sepse rikthehem sërish në Top Channel“, tha Drini.
Rike Roçi është konkurrentja tjetër për edicionin e tretë të “Big Brother VIP”.
Ish-konkurrentja e Big Brother këtë herë do të hyjë me statusin VIP. Ndryshe nga të tjerët ajo po qëndronte në lartësi, ndërsa në një lidhje direkte me studion kërkoi që të hynte sa më shpejt në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Gazetari i Kronikës së zezë, Elvis Myrtaj është një tjetër banor surprizë. Ai tha se nuk kishte marrë leje te puna dhe premton surpriza.
Gazmend Ujkashi është konkurenti tjetër surprizë. Ai njihet për batuat e tij, por në këtë “Big Brother” ai tha se do të sjellë shumë më shumë.
I lindur në Tiranë më 28.01.1964, ai është me profesion kozmetolog. Hobi i tij është edhe të këndojë dhe të luajë në kitare dhe piano sekondare.Ai surprizoi banorët e tjerë, pasi hyri në shtëpi me robdeshambër dhe duke kërcyer me tre balerina seksi pranë pishinës.
Romeo Veshaj është banori më i ri BBVA 3.
Ai u bashkangjit në momentet e fundit spektaklit.