Showbiz

Policia kontrroll të befasishëm në banesë! Kush janë emrat e famshëm të EKRANIT që kanë rënë në rrjetën e SPAK dhe pse po hetohen

Shkruar nga Liberale

Policia kontrroll të befasishëm në banesë! Kush janë

Politika i ka përdorur për të pastruar paratë e korrupsionit dhe i ka favorizuar në aktivitetin e tyre. Bëhet fjalë për këngëtarë, emra të njohur të ekranit, kryesisht të botës së Showbizz.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi se së fundmi në një studio se janë kontrolluar nga SPAK banesat e dy personazheve të ekranit, ku i janë sekuestruar telefona dhe pajisje të tjera komunikimi.

Në media ka dalë së fundmi emri i Olti Currit, të cilit i është kontrolluar banesa. Por mësohet se janë edhe emra të tjerë të famshëm nga bota e spektaklit të cilët dyshohet se zotërojnë prona dhe biznese të politikanëve të hetuar, që janë blerë nën emrin e tyre për të pastruar paratë e korrupsionit.

Dhe janë vënë prej kohësh nën lupën e hetuesve. 

Hetuesit mësohet se kërkojnë ti kapin në befasi dhe tju gjejnë prova të lidhjes së tyre me politikanët e dyshuar që janë në hetim.

Mësohet se nga hetimet shumë shpejt do të ketë edhe emra të bujshëm që do të dalin para drejtësisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH