Nëse e fiton, ish-banorja mallkon popullin shqiptar: Po e votuat, meritoni të gjitha vuajtjet!
Reality Show-t më të ndjekur po i vjen fundi. Ndërkohë që ethet se cili do të shpallet fitues i këtij edicioni sa vijnë e bëhen më të forta.
Julia Ilirjani së fundmi ka bërë një analizë të lojës së banorëve dhe ka dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
“Çfarë mendon ajo për Eglën si lojtare?- u pyet ish-banorja e ftuar në “Big Brother Radio”
“Nëse ajo ka dalë me zarf të zi, nuk është më lojtare”, shprehet Julia.
Po për faktin se ajo doli si e preferuara e publikut gjatë një televotimi të hapur?
“Po e votuan, por nuk do të thotë se është e preferuar. Duan të shohin rrëmuja. Se nuk po e zgjedhin për fituese. Po e zgjedhin për të parë çudira”, tha ish-banorja.
E pyetur nga Eni Shehu se mbase çmimi i madh mund të shkojë për Eglën ish-banorja u shpreh:
“Epo mirë pra. Në qoftë se po këmbëngulni kaq shumë dhe po pyesni për njeriun me zarf të zi po ju them që në qoftë se Egla fiton edicionin e “Big Brother VIP 3”, atëherë populli shqiptar me fatkeqësi dhe me dhimbje meriton të gjitha vuajtjet që ka se i dashka vetë.