Showbiz

"Po presim beben e parë", aktori dhe modelja e njohur ndajnë lajmin e ëmbël (FOTO)

Shkruar nga Liberale

"Po presim beben e parë", aktori dhe modelja e njohur ndajnë

Aktori i njohur me famë botërore, Logan Paul dhe e fejuara e tij, modelja Nina Agdal janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

29-vjeçari dha lajmin e bukur, përmes një fotoje me partneren, ku njoftoi se do të bëhen prindër për herë të parë. 

“Një tjetër Paul vjen këtë vjeshtë”, ka shkruar ai krahas fotos.

Paul i propozoi modeles në Liqenin e Comos, Itali, në Korrik 2023.

“Sot është dita kur i kërkoj dashurisë së jetës sime të martohet me mua”, tha ai.

“Katërmbëdhjetë muaj më parë, u dashurova me qenien më të bukur njerëzore që kam parë ndonjëherë në jetën time, dhe që atëherë e kam pritur këtë ditë.”

“Ti je vajza e ëndrrave të mia, nuk e kam menduar kurrë se do të të gjej dhe tani nuk dua të të lë kurrë të shkosh”, i tha ai Ninës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Logan Paul (@loganpaul)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH