Showbiz

"Po i plas zemra të shkretës"/ Pas sherrit me Heidin Romeo përlotet, Françeska i qëndron pranë: Jam shumë keq

Shkruar nga Liberale

"Po i plas zemra të shkretës"/ Pas sherrit me Heidin Romeo

Pas debatit me Heidin, Romeo është veçuar nga pjesa tjetër e shtëpisë duke qëndruar vetëm dhe duke qarë.

Pranë tij ka shkuar Françeska, e cila ka tentuar ta qetësojë duke i thënë se dhe Heidi ndihet e mërzitur dhe se mes tyre ka patur një keqkuptim.

“Më tha Heidi, shko shikoje një cikë Romeon se është shumë i mërzitur. E di sa shumë e mërzitur është ajo? Po i plas zemra”, u shpreh Françeska.

Romeo ka zgjedhur të mos flasë shumë në lidhje me këtë situatë, duke nënkuptuar se donte të rrinte vetëm.

Pjesë nga diskutimi:

Françeska: Je mërzitur? Do një pecetë?  Je ok? Më tha Heidi, shko shikoje një cikë Romeon se është shumë i mërzitur. E di sa shumë e mërzitur është ajo? Më beso, ka që dje, që ishte shumë e prerë nga situate dhe tani më beso sa e mërzitur është. Po i plas zemra. Çfarë ka ndodhur? Ta dish asnjë nuk ka bërë me dashje ajo, sepse unë kam qenë me atë kur ka ndodhur gjithçka.

Romeo: Më beso që është më e rëndë

Françeska: Pse më e rëndë? Ajo nuk vepron me lojë, por sepse e ndjen. E ka tipin që mundohet të ruajë balancën e vetë. Ajo u pre fare, nuk e priti që t’i ta mendoje në atë mënyrë dhe të mërziteshe kaq shumë Është dyfish e mërzitur. Është e mërzitur se tha ai s’ka ku të shfryhet, është vetëm. Gjithsesi ti nuk je vetëm, sepse ke Heidin në radhë të parë, në radhë të dytë ke shumë njerëz në këtë shtëpi që të duan. Nuk ke pse të ndihesh vetëm në asnjë moment

Romeo: Jam shumë keq

Françeska: Do të rrish vetëm. Nëse ke nevojë, ok.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH