Showbiz

“Plasi gjiza sheshit”/ E lagu me ujë teksa bënte “twerk”, Egla Ceno hakmerret ndaj Erjolës!

Shkruar nga Liberale

“Plasi gjiza sheshit”/ E lagu me ujë teksa bënte

Egla Ceno dhe Erjola Doçi kanë debatuar me njëra-tjetrën, për shkak se kjo e fundit e lagu me ujë aktoren e cila po bënte “twerk” para banorëve.


Ndonëse moderatorja tha se veprimi nuk ishte i qëllimshëm dhe i kërkoi falje, Egla mori hak ndaj duke ia hedhur në pishinë cigaret.

“Na plasi gjiza sheshit” – tha aktorja duke nënkuptuar format trupore të Erjolës pasi ajo u fut në pishinë për të marrë cigaret, ndërsa kjo e fundit e injoroi atë duke thënë “Gjizë me kile, kush do me ble?”

“Thumbat” dy vajzave vazhduan, ku Egla i tha Erjolës se i ka rënë dinjiteti, teksa ajo tha: “Ai që të mungon ty”.



Pjesë nga debati:

Erjola: Upss pa dashje! Qyqja (e lag Eglën me ujë teksa po bënte twerk)

Egla: Mua s’më bëre gjë zemra (i hedh në pishinë cigaret)

Erjola: Kur ulesh në kolltuk me disa njerëz bëhesh pis

Egla: Na plasi gjiza sheshit

Erjola: Gjizë me kile, kush do me ble?

Egla: Upss! Erjola të ra dinjiteti

Erjola: Ai që të mungon ty

Egla: Po, prandaj të ra ty

Erjola: O shpirtë të të ha për mëngjes helmohem

Egla: Çfarë do moj se s’të ndihmoj dot

Erjola: Është njollë në biografi të dal në prime me surratin tënd

Egla: Ti je më lart se unë shpirti

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH