Showbiz

Përplasje fizike brenda ‘Big Brother Vip Albania’! Çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Loredanës?

Shkruar nga Liberale

Përplasje fizike brenda ‘Big Brother Vip Albania’!

Në një moment tensioni të lartë në Big Brother VIP, Gjesti dhe Loredana u përfshinë në një përplasje të ashpër. Ky nuk ishte një incident i pari mes tyre, pasi marrëdhënia e tyre ka qenë e tensionuar që në fillimet e qëndrimit në shtëpi.

Gjatë një debati të fundit, situata eskaloi kur Loredana u përpoq të merrte cigaret nga duar e Gjestit. Ky veprim shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Gjestit, i cili i kërkoi asaj të ndalonte dhe të mos e prekte më fizikisht.

“Mos më prek me dorë, kjo është hera e fundit”, i tha ai Loredanës, duke e paralajmëruar se çdo veprim tjetër të ngjashëm do ta detyronte të vepronte ndryshe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH