Showbiz

Përfundon gjyqi midis Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Kush fitoi?

Shkruar nga Liberale

Përfundon gjyqi midis Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Kush fitoi?

Brad Pitt ka fituar gjyqin kundrejt ish bashkëshortes së tij Angelina Jolie për vreshtat francezë me vlerë 500 milionë dollarë, zbulojnë burimet për Page Six.

Aktori i njohur ka qenë në gjykatat e Kalifornisë dhe Luksemburgut për ndjekur me vëmendje betejën ligjore për “Château Miraval”, pasi kërkoi ligjërisht kontrollin e pronës së përbashkët të ish-çiftit. Angelina ia shiti pjesën e saj të pronës, biznesmerit rus të vodkës, Yuri Shefler dhe ai ndërmori hapa ligjorë ndaj ish-bashkëshortes.

Para se te mërtoheshin, Pitt dhe Jolie e blenë këtë pronë së bashku me përqindjet që ishin në raport 60-40. 60 % i takonin aktorit dhe 40% Jolie-s.

Kur lidhën kurorë në 2014-ën, Pitt i dhuroi gruas së tij edhe 10% nga prona si dhuratë dasme duke e bërë ndarjen e pronës 50 me 50.

Përfundon gjyqi midis Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Kush fitoi?

Pas shitjes që bëri Jolie pa aprovim, Brad kërkoi kontroll të plotë mbi pronën në fjalë duke i hequr të drejtën e vendimeve të tilla ish-bashkëshortes.

“Marrëveshja ishte që Angelina të merrte 10% më tepër nga ai, duke e bërë marrëdhënien 50-50, por aprovimi u arrit për vetëm 1 euro. Ishte simbolikë e marrëdhënies”, thonë burimet për Page Six.

Gjykata e Luksemburgut i dha mbrapsht Brad Pitt 10% e tij duke e lënë këtë çështje të mbyllur nga ana e tyre deri në vendimin final.

Beteja ligjore mes çiftit vazhdon ende, por kjo është një fitore e madhe për Brad Pitt, i cili nuk ka qenë i favorizuar në vendimet që janë marrë deri tani për ta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH