Shkaku i vdekjes së Liam Payne është konfirmuar në një hetim në Mbretërinë e Bashkuar, 3 muaj pasi ylli i One Direction ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aries, Argjentinë.
Payne ishte duke qëndruar në hotelin Casa Sur në Amerikën e Jugut kur ai ra nga ballkoni dhe humbi jetën, më 16 tetor. Shkaku mjekësor i vdekjes së tij tani është shpallur të jetë ‘polytrauma’, një term që do të thotë se një person ka lëndime të shumta traumatike në trupin e tij.
Në seancën dëgjimore, për të cilën Gjykata e Kërkimit të Buckinghamshire pohoi se u mbajt më 17 dhjetor, u tha se mund të duhet kohë për të përcaktuar saktësisht se si vdiq 31-vjeçari.
Kujtojmë se pesë persona janë akuzuar për vdekjen e Payne në Argjentinë. Menaxheri i hotelit, një recepsionist dhe një mik i Payne janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia, tha më parë në një deklaratë Zyra Kombëtare e Prokurorisë Penale dhe Korrektuese të Argjentinës.