Showbiz

"Për shumë gjëra i them më FAL", si rrallë herë Noizy flet për vajzën e tij, Leandrën, për çfarë i kërkon falje reperi?

Shkruar nga Liberale
"Për shumë gjëra i them më FAL", si rrallë

"Për shumë gjëra i them më FAL", si rrallë herë Noizy flet për vajzën e tij, Leandrën, për çfarë i kërkon falje reperi?

"Noku i Vogël’, është një nga këngët ‘hit’ të reperit Noizy, i cili ja ka dedikuar vajzës së tij Leandrës.

Dhe që nga ajo kohë reperi ka zgjedhur mos ta bëjë më publik imazhin e vajzës së tij, as në rrjete sociale apo intervista.

Por së fundmi ka bërë përjashtim duke i kërkuar një falje publike. I ftuar në ‘1 Kafe me Labin’, ai u pyet se “Kujt do i thojë “Më fal” në këto momente? Dikujt që nuk ke mundur t’i qëndrosh afër dhe publikisht këtë funditvit e përmbyll duke i thënë më fal.”

Ai i kërkoi falje familjes së tij për të cilën u shpreh se nuk kalon shumë kohë për shkak të angazhimeve, njerëzve që ka lënduar padashje, por mbi të gjitha vajzës së tij, Leandra.

"Personi kryesor mund të jetë vetëm Noku vogël, Leandra, të cilës i kërkoj falje për shumë gjëra. Por ato mbeten mes meje dhe saj”.-tha reperi Noizy.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH