Showbiz

Pasi Xhensila Myrtezaj plasi skandalin, Robert Berisha fillon të lëvizë gurët me dinakëri. Ja çfarë bëri (Video)

Shkruar nga Liberale

Pasi Xhensila Myrtezaj plasi skandalin, Robert Berisha fillon të

Pasi Xhensila Myrtezaji publikoi datat e koncertit ku do të performonte me Robert Berishën i cili momentalisht është i izoluar në Fermën VIP, ditën e sotme Roberti ka filluar me shenjat e para të skenarit.

E teksa qëndronte në oborr me Albanon, Robert Berisha, një prej konkurrentëve më simpatikë të formatit ‘Ferma VIP’, ka thënë se ka marrë një ‘vendim të papritur’.

Kjo pasi ai është shprehur se do të deklarohet dhe do të largohet prej formatit, sepse e ka të vështirë qëndrimin më gjatë në atë shtëpi, teksa ‘justifikohet’ se i mungon vajza.

Rikujtojmë se mbrëmjen e djeshme, redaksia jonë postoi një njoftim teksa lidhej me një koncert që Roberti do të zhvilloj më datë 13.04.2024 me këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj.

Ky njoftim ngriti dyshime të mëdha kudo në rrjet, pasi si do të jap Roberti koncert më 13 prill kur ai është brenda shtëpisë së ‘Ferma VIP’?

Por siç duket këto dyshime e morën përgjigjen tani, teksa Roberti së bashku me skemat e tij e ‘nxorri kokën’.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH