Showbiz

Pas VIDEOS që tronditi rrjetin zbulohet e vërteta e Parashqevi Simakut

Shkruar nga Liberale

Pas VIDEOS që tronditi rrjetin zbulohet e vërteta e Parashqevi Simakut

Këngëtarja e famshme, e cila bëri bujë në Shqipëri në vitet ’80, Parashqevi Simaku, u largua si shumë shqiptarë të tjerë jashtë vendit dhe u mbulua nga pluhuri i harresës.

Ajo emigroi në Amerikë dhe askush s’ka mësuar ç’bëhet me jetën e saj, në vitet e fundit, derisa një video e ripostuar sot nga Blendi Fevziu ka merakosur rrjetin. Një grua që përngjan aq shumë në zë dhe portret me Parashqevi Simakun, është transmetuar në kanalin më të ndjekur në New York, “Abc7”.

Pas VIDEOS që tronditi rrjetin zbulohet e vërteta e Parashqevi Simakut

Madje krahas imazhit, media shkruan edhe emrin e saj ‘Simaku Nohfe’. Gruaja në video (me siguri këngëtarja gjeniale nga Kavaja) është shfaqur në emisionin që ka në qendër vullnetarë që japin çanta shpine me ndihma, kryesisht për nënat dhe fëmijët në nevojë.

Pas VIDEOS që tronditi rrjetin zbulohet e vërteta e Parashqevi Simakut

Në videon e Fevziut kanë vërshuar komentet e qytetarëve, që e kanë njohur menjëherë këngëtaren shqiptare, të cilën mërgimi e bëri një fytyrë të harruar për vendin e saj.

“A di te me jape njeri me shume info per kete video?”– shkruan Fevziu, teksa një pjesë e komentuesve e shtyn ta gjejë për ta ndihmuar, ndërsa pjesa tjetër e kritikon të mos i prishë privatësinë pa dëshirën e saj.

Pas VIDEOS që tronditi rrjetin zbulohet e vërteta e Parashqevi Simakut

Nga një kërkimi, ka një llogari në rrjetin social Facebook pikërisht me emrin “Simaku Nolfe”.

Pas VIDEOS që tronditi rrjetin zbulohet e vërteta e Parashqevi Simakut

Ajo ka shpërdarë jo vetëm foto aktuale të sajat, por edhe foto të vjetra në rini- kur ishte e madhja Parashqevi Simaku.

Pas VIDEOS që tronditi rrjetin zbulohet e vërteta e Parashqevi Simakut

Pra, zonja në video është pikërisht Parashqevia e madhe e këngës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH