Trupi i pajetë i këngëtarit të famshëm, Liam Payne, do të dërgohet në Mbretërinë e Bashkuar. Ish-ylli i grupit “One Direction” ndërroi jetë në një hotel në Buenos Aires, Argjentinë, muajin e kaluar.
Ai ishte duke qëndruar në hotelin CasaSur Palermo kur u rrëzua nga ballkoni i dhomës së tij të katit të tretë. Rezultatet paraprake të një autopsie treguan se ai pësoi ‘trauma të shumta’ për shkak të incidentit tragjik të 16 tetorit.
Mediat e huaja shkruajnë se trupi i tij ishte mbajtur në Argjentinë që atëherë, ndërsa autoritetet kryen teste të njëpasnjëshme. Babai i Payne, Geoff, udhëtoi për në kryeqytetin argjentinas pas vdekjes së djalit të tij.
Prokurori publik Andrés Madrea i tha BBC-së se “trupi i këngëtarit të ndjerë iu dha familjes së tij të mërkurën, më 6 tetor”. Kjo do të thotë se tani mund të kthehet në Britani.
Zyra e Prokurorit Publik në Argjentinë tha se po vazhdon të hetojë rrethanat rreth vdekjes. Ish- ylli i ITV The X Factor kishte qëndruar në atë vend me të dashurën Kate Cassidy.