Showbiz

Pas shuplakës që i dha Meri, Roza Lati ndihet e përdhosur, paralajmëron largimin nga BBVIP

Shkruar nga Liberale
Pas shuplakës që i dha Meri, Roza Lati ndihet e përdhosur,

Roza Lati dhe Meri Shehu janë përfshirë dje në një debat që shkoi deri në një shuplakë të lehtë nga ana e Merit. Edhe pse u duk sikur ishte një shaka, Roza nuk e mori aspak për të tillë. Ajo tha se do të largohet nga “Big Brother” nëse produksioni nuk merr masa.

Ndërsa bisedonte me banorët, Roza tha se imazhi është më i rëndësishëm për të dhe nuk ka shanse të përdhoset figura e saj.

Kam përshtypjen se biseda e fundit ishte kur i thashë: ‘Meri ti e mbyll me një debat, këput një ofendim aty dhe ikën, ndërkohë që mund të dialogosh’. Këtë po i thosha dhe po i flisja si shoqe, si motër. Ajo u ngrit, nuk e mbaj mend fare çfarë ka thënë, u ngrit më kapi kështu (me dorë për mjekre), më ra me shpullë dhe iku”, -tha Roza ndërsa u tregonte banorëve për incidentin. “Shuplaka erdhi duke ngrënë kek me qumësht, duke bërë një bisedë njerëzore. Po të më kishte ardhur se e kisha shtyrë, do të kisha manovruar ndryshe, sepse ne të gjithë kemi ardhur këtu për një lojë. Unë nuk do të prish figurën time, të shtyj tjetrin të më qëllojë. Nuk e çoj deri në atë pikë tjetrin unë.

Roza më tej vazhdoi të thotë se nëse nuk merren masa, ajo do të largohet, duke theksuar edhe njëherë kërcënimet e mëparshme të Merit, se “do ta zhdukë”.

Unë nuk dua të konfliktohem me një njeri me luhatje skizofrenike. Kjo ishte e tepërt. Është dita e pestë, është e tepërt. Nuk e gjej dot veten fare vërdallë. Po ndihem në gjemba… S’po e kapërdij dot gjestin e asaj të pamerituar, kërcënimin dhe presionin… Do vijë dita do zihemi edhe bashkë, është lojë, por jo të më thuash mua “të zhduk”. Nëse Vëllai Madh nuk merr masa… unë do të largohem. Më vjen shumë keq sepse kisha ardhur këtu me idenë dhe dëshirën që të dhuroja shoë, por unë do dal nga shtëpia.

Mbetet të shohim nesër në mbrëmje nëse do të merren masa apo Roza do vendosë të dalë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH