Showbiz

Pas më shumë se dy muajsh nga operacioni, Kate Middleton thyen heshtjen për herë të parë

Shkruar nga Liberale

Pas më shumë se dy muajsh nga operacioni, Kate Middleton thyen

Pas disa muajsh larg vëmendjes së publikut pas ndërhyrjes dhe teorive konspirative që për shëndetin e saj, Kate Middleton ka thyer heshtjen.

Dukesha e Uellsit ndau një foto familjare të pa publikuar më parë të bërë në Ditën e Nënës në Mbretërinë e Bashkuar (festohet sot, e diel, 10 mars 2024). Në foto janë ajo dhe tre fëmijët, princi George, princesha Charlotte dhe princi Louis.

“Faleminderit për urimet tuaja të bukura dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë dy muajve të fundit”, shkroi Dukesha në postimin në Instagram. “Ju uroj të gjithëve gëzuar Ditën e Nënës”.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by The Prince and Princess of Wales (@princeandprincessofwales)

Nuk ka patur ende asnjë reagim të mëtejshëm për gjendjen shëndetësore të Kate. Pallati mbretëror i Kensingtonit ka deklaruar se ajo vijon të rikuperohet dhe se do të japin përditësime vetëm në rastin e një zhvillimi të papritur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH