Showbiz

Pas “kunjave” të Elvana Gjatës ndaj tij, reagon Alban Skënderaj: Ndonjëherë mjafton një kitarë...

Shkruar nga Liberale
Pas “kunjave” të Elvana Gjatës ndaj tij, reagon Alban

Teksa mbante koncertin e saj “Dekada” në një stadium në Gjermani, kur ndodhej me Romeo Veshaj në skenë, ky i fundit bëri një pyetje: "Pse mikrofoni i tij është ndryshe nga ai i Elvanës?"

“Mua më mbajnë me hile sot, meqë jam e para që guxova ta bëj në Lanxess Arena koncertin”, tha Elvana.

Komenti u mor si një "thumb" ndaj Alban Skënderajt, i cili mbajti pak ditë më parë koncertin e tij në stadiumin “Air Albania”, ku kishte një numër tepër të madh pjesëmarrësish. Elvana ka pretenduar se të tjerët janë duke e kopjuar.

Pas kësaj “kunje” që u duk sikur ishte për të, Albani ka reaguar në një story ku shfaq një pamje nga koncerti i tij i tejmbushur, teksa shkruan: "Ndonjëherë mjafton një kitarë". Që do të thotë se këngëtar i vërtetë është ai i cili di të përdorë të paktën një vegël muzikore.

Këtë reagim, sakaq, ndjekësit e kanë kuptuar si një përgjigje që ka dashur të tregojë se nuk ka nevojë për shumë zhurmë, veshje ekstravagante dhe performanca që bien në sy, por mjafton një kitarë dhe pak thjeshtësi për të mbushur një stadium të tërë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH